Sezoni turistik në Velipojë ka nisur me fluks turistësh, ndërsa pritshmëritë janë të larta për vijueshmërinë e tij.
Lekë Marku, operator turistik tha se muaji Qershor ka patur fluks të lartë pushuesish, ndërsa tashmë Velipoja e ka të plotësuar ofertën turistike falë natyrës, shërbimit cilësor dhe çmimeve të arsyeshme.
Edhe rezervimet në hoteleri janë të kënaqshme, ndërsa këtë sezon turistik pushuesit më të mëdhenj janë nga Kosova, Polonia e Çekia.
Për pushuesit besnik të Velipojës, ky destinacion preferohet më së shumti për qetësinë, shërbimin cilësor e çmimet e favorshme.
Velipoja ndodhet 40 km larg qytetit të Shkodrës, ndërsa ofron vijën më të gjatë bregdetare në veri të vendit, rërën kurative të jodizuar dhe parkun natyror plot freski.