​Unioni i Turizmit të Kosovës rizgjedh Baki Hotin kryetar edhe për një mandat 4 vjecar

Turizëm

​Unioni i Turizmit të Kosovës rizgjedh Baki Hotin kryetar edhe për një mandat 4 vjecar

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 13:52
Baki Hoti

Baki Hoti është rizgjedhur krytar i Unionit të Turizmit të Kosovës e për një një mandat tjetër 4 vjecar.

Në një njoftim të lëshuar nga Bordi Drejtues i UTK-së, thuhet se u votua nga e gjithë Industria e Turizmit në Kosovë.

“Pas përfundimit të votimit dhe vlerësimit të votave nga komisioni, për një mandat 4 vjeçar rizgjidhet z. Baki Hoti si kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës”, thuhet në njoftimin në të cilin urohet për korrje të sukseseve të tjera në mbështetje të bizneseve dhe zhvillimin e turizmit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat