“4.5 mln vizitorë të huaj në 6 muajt e parë të 2024”, Rama: 34 % më tepër se vitin e kaluar

Turizëm

“4.5 mln vizitorë të huaj në 6 muajt e parë të 2024”, Rama: 34 % më tepër se vitin e kaluar

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në 6 muajt e parë të vitit 2024, në Shqipëri kanë hyrë 4.5 milionë vizitorë.

Rama shprehet se në pikun e turizmit, Shqipëria po prezanton ofertën e saj, me përgjegjësinë për cilësi në shërbim.

“4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar 🏆

Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror 🏖️☀️🌊👒”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat