Shqipëria ishte deri një vit më parë, destiancioni i preferuar për pushimet verore për qytetarët e Kosovës.
Por duket se këtë vit gjithçka ka ndryshuar. Numri i personave që shfaqin interes për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka rënë dukshëm.
“Ka një rënie të numrit të interesuarve që shkojnë në Shqipëri, pasi tashmë me liberalizimin e vizave janë hapur shumë dritare”, tha Baki Hoti, nga unioni i turizmit në Kosovë.
Përveç liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, një tjetër faktor kyç janë edhe çmimet e kripura që ofrojnë shërbimet në Shqipëri.
“Duke pasur parasysh rritjen drastike të çmimeve që nga Durrësi deri në Sarandë, kërkesa për të pushuar nga shqiptarët e Kosovës është zvogëluar mbi masën 40-60%”,-tha Ruzhdi Kurtishaj.
Sipas Kurtishajt, përveç ngritjes se çmimeve ne shume raste ka trajtim jo te barabarte te pushuesve kosovar me atë nga vendet e BE.
Sipas operatoreve turistik, pavarësisht rënies se interesimit, Shqiperia vazhdon te mbetet nje nga vendet me te vizitituara nga shtetasit e Kosovës, bashke me Turqinë, Malin e Zi, Por këtë vit ka edhe nje rritje te kërkesave për të pushuar ne bregdetin grek.