Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodh

Turizëm

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodh

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 09:04
Durrësi është boshatisur pas ngritjeve të çmimit.

Kryetari i Shoqatës së Turizimit, njëherësh drejtori i agjencisë turistike  “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, konfirmon se ka rënie të madhe të kërkesave për pushime në Durrës, Ulqin, Ksamil e Sarandë.

Megjithatë, Kurtishaj thotë se mund të ndryshojnë kërkesat gjatë ditëve në vazhdim.

“Në Ulqin ka rënie të madhe, Durrës, Ksamil dhe Sarandë ka një zbehje të kërkesës për pushime verore, por po besoj se pas 15 korrikut do të ketë ngritje të kërkesës për të kaluar pushimet në Vlorë dhe Sarandë”, thotë Kurtishaj.

Kurtishaj thotë se Durrësi është boshatisur pas ngritjeve të çmimit.

Sipas tij, pas rënies së kërkesës pritet të stabilizohen çmimet në këtë vend.

Kurtishaj vlerëson se kjo verë është e vonshme, por sërish Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova.

“Durrësi ka pasur rënie të kërkesave për t’i kaluar pushimet për shkak të çmimeve të larta, por ne që dy ditë jemi diskutuar me hotele dhe disa hotele po i kthejnë çmimet në normalitet. Kemi një verë të vonuar turistike, por sigurisht që Shqipëria mbetët destinacioni kryesor i Kosovës”.

Drejtori i kompanisë “Sharr Travel” thotë se tre faktorë kanë ndikuar në uljen e kërkesave të pushuesve nga Kosova për bregdetin shqiptar.

“Janë tre faktorë kryesorë: e para ka të bëjë me çmimin, e dyta ka të bëjë me liberalizimin e vizave pasiqë shumë qytetarë të Kosovës nga janari deri në muajin qershor, kanë shpenzuar shumë para për t’i vizituar vendet e zonës Shengen dhe e treta ka të bëjë me diasporën tonë e cila këtë vit po vie më vonë në Kosovë apo familjarët e tyre po i presin në Gjermani dhe Zvicër”, tha Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat