Në freskinë e Voskopojës, turistë të shumtë kërkojnë t’i shmangen vapës përvëluese

Turizëm

Në freskinë e Voskopojës, turistë të shumtë kërkojnë t’i shmangen vapës përvëluese

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Fshatrat malorë janë një mundësi për ti shpëtuar temperaturave përvëluese të këtyre ditëve. 

Ndryshe nga sa ndodh në zonat urbane ku i nxehti ekstrem kushtëzon çdo lëvizje, në fshatin turistik të Voskopojës mund të ecësh mes gjelbërimit dhe freskisë, të shijosh rrugët me kalldrëm dhe të vizitosh kishat shekullore.

Fshatit nuk i kanë munguar vizitorët të cilët tregojnë se qëndrimi disaditor në Voskopojë mbetet një prej alternativave të tyre të preferuara që i largon nga zhurma, vapa dhe stresi e krahas peizazhit çlodhës ofron për ta edhe çmime të përballueshme.

Pavarësisht pritshmërive për shifra të larta turistësh edhe Voskopoja nuk ka të njëjtën kërkesë si vitin e kaluar. Pushuesit janë kryesisht vendas dhe e zgjedhin fshatin për të kaluar fundjavën ose ndalen këtu vetëm për disa orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat