Fshati shqiptar me çmime të lira, shumë turistë vendas e të huaj

Turizëm

Fshati shqiptar me çmime të lira, shumë turistë vendas e të huaj

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 11:34
Plazhi i Borshit

Ndryshe nga pjesa tjetër e bregdetit shqiptar, që po vuan mungesën e turistëve, në Borsh diçka e tillë jo vetëm që nuk reflektohet, por ka prenontime më shumë se një vit më parë. E për këtë duket se ka ndikuar mosrritja e çmimeve nga bizneset vendase.

Hotelet në fshatin turistik këtë vit kanë nisur nga puna edhe më herët, për shkak të rezervimeve që në mesin e majit. Shqiptarë të diasporës besnikë të bregdetit të Borshit e deri tek të huaj nga Australia e largët, kanë bërë që sezoni të jetë në rrugë të mbarë. Ndërsa vetë operatorët pohojnë se janë treguar të kujdesshëm me çmimet.

“Në qoftë se vitet e tjera kemi pasur prurje nga 15 ditëshi i parë i qershorit, ajo që na ka bërë neve ka qenë që kanë ardhur shumë të huaj, pas datës 20 maj dhe ajo që na bën përshtypje është se kanë ardhur nga Australia, dhe nga Zelanda e Re nga SHBA. Borshi në krahasim me zonat e tjera i ka ruajtur standardet e vjetshme, qe do të thotë çmimet pothuajse nuk kanë lëvizur, qoftë shezllonët, qoftë apartamentet e përditshme”, thotë një operator turistik.

Për këtë çift italian është hera e parë që vizitojnë fshatin turistik në jug të vendit dhe duken të surprizuar, si nga resurset e Borshit e po ashtu edhe nga çmimet e shërbimi i ofruar.

“Eksperienca ime në Shqipëri është shumë e mirë, kjo është hera e parë që unë dhe ime shoqe vijmë këtu. Erdhëm nga Tirana, aeroporti ishte i rehatshëm, jemi  këtu te hoteli përballë, gjithashtu shumë i mirë, dhoma e mirë, edhe këtu te ambienti i plazhit kemi gjetur njerëz të disponueshëm për të na shërbyer dhe plazhi është i bukur”, thotë turisti italian.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat