Nuk kursehen shqiptarët, kaq para shpenzojnë për pushime

Turizëm

Nuk kursehen shqiptarët, kaq para shpenzojnë për pushime

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Pushimet jashtë vendit i kanë kushtuar një qytetari shqiptar, mesatarisht 1040 dollarë në vitin 2023.

Ndërkohë, me ecurinë e këtij viti, shpenzimet mund të arrijnë deri në 1200 dollarë për person.

Shqiptarët që kaluan pushimet jashtë vendit, gjatë vitit të kaluar kanë harxhuar 2.5 mld dollarë.

Kjo shumë tregon se shpenzimet mesatare për çdo pushues ishin rreth 1040 dollarë, vlerë kjo e cila është më e lartë ne raport me banorët e vendeve fqinje dhe disa herë më e ulët se shpenzimet që bënë europianët e veriut.

Ndërkohë, shpenzimet mesatare në Shqipëri arritën në 420 dollarë për person. Ato u rritën falë numrit të lartë të turistëve vendas dhe të huaj që erdhën këtu, duke i dhënë ekonomisë tonë 4.3 mld dollarë.

Sa i përket vitit 2024, shqiptarët kanë harxhuar në 3 muajt e parë të vitit 530 mln dollarë, ndërsa të huajt kanë lënë në Shqipëri 800 mln dollarë.

Shifrat zyrtare flasin për rritje të shpenzimeve në masën 20%, dhe deri në fund të vitit, me këtë ecuri, shpenzimet mesatare jashtë mund të arrijnë deri në 1200 dollarë, ndërsa ekonomia jonë do të arkëtojë më shumë para nga fluksi më i madh i qytetarëve nga Europa e më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat