Sezoni turistik/ Eksperti i ekonomisë zbulon cilat janë dy problematikat këtë vit

Turizëm

Sezoni turistik/ Eksperti i ekonomisë zbulon cilat janë dy problematikat këtë vit

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Turizmi në Shqipëri këtë sezon vere është diskutuar shumë nëse realisht ka një frekuentim masiv apo nëse suksesi i vitit të shkuar është kthyer në bumerang.

Eksperti i ekonomisë Klodjan Muço trego në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ arsyet sipas tij që këtë sezon nuk është më bumi i vitit të shkuar.

‘Ka kaluar tashmë dhe bujqësinë. Ajo që vihet re, vitin e kaluar u kalua në sold out, sidomos në jug. Një rritje e çmimeve me shërbim që linte për të dëshiruar. Feedback ishte, e bukur Shqipëria por shërbimi lë për të dëshiruara dhe çmim ishin të larta. Ka fluks turistësh por plazhet janë gjysëm bosh. Shqiptarët i kanë abandonuar plazhet e vendit. Janë bërë të paaksesueshme për shqiptarët. Vërtet kemi fluksin që thonë mediat shqiptare, kosovarët i kanë hequr vizat.’

Ka një rritje të turizmit në mënyrë fiktive. Rritje çmimesh me mungesë të cilësisë së shërbimeve. Ajo që i ndodhi dhe Malit të Zi. Këtë vit kemi turist, por jo siç kishim vitin e kaluar.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se këtë vit janë regjistruar më shumë turistë se vitin e shkuar që kanë vizituar kalanë e Gjirokastrës.

Gjirokastra nuk ka një sezon të caktuar turistik. Sivjet ka filluar shumë shpejt. Pika më e frekuentuar kalaja. Kemi një statistikë të qartë. 6 mujori i parë 2023, 70 mijë turistë. Këtë vij po kap 100 mijë turist. Statistikë tregon numër të rritur.’

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat