Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

Turizëm

Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 08:32
Pamje nga Vlora

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet nga plazhi publik në Vlorë, atje ku po sistemohet gjithë hapësira.

Sipas kryeministrit, edhe çadrat janë falas, kështu që pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë në maksimum bregdetin.

“Mirëmëngjes,

dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kreu i qeverisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat