Rama publikon pamjet: Bregdeti shqiptar po frekuentohet nga vizitorë edhe prej këtij vendi

Turizëm

Rama publikon pamjet: Bregdeti shqiptar po frekuentohet nga vizitorë edhe prej këtij vendi

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 10:26
Pamje nga plazhi shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë disa pamje të Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Edi Rama ka shkruar se në këto vende gjen pushues nga e gjithë bota të cilët po shijojnë detin, motin e bukur ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik.

Kryeministri Edi Rama, ka treguar se bregdeti shqiptar po vizitohet nga vizitorë edhe prej Argjentinës.

“Dhe me pamjet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat