Fluks i lartë në pikat kufitare, turistët nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar

Turizëm

Fluks i lartë në pikat kufitare, turistët nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 16:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fluksi vazhdon të jetë në rritje gjatë këtyre ditëve në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Vetëm në orët e para të së shtunës rreth 8 mijë persona janë futur në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova dhe turistë nga vendet e rajonit.

“Jam nga Shkupi dhe bashkë me familjen time po shkojmë në Durrës, më sakte në Golem. Aty pushojmë prej tre vitesh. Është vend shumë i mirë e na pëlqen. Sigurisht që është edhe i lirë për nga ana ekonomike. Do te mbetet i preferuar jo vetëm për familjen time por edhe për shume maqedonas”, tha një turist.

Edhe në drejtim të Kosovës ka patur fluks të lartë pasi emigrantët po kthehen në familjet e tyre.

Vetëm gjatë korrikut, sipas policisë kufitare, janë regjistruar më shumë se 560 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë përmes Morinit.

Nga ana tjetër, në doganën greke në Kapshticë janë krijuar radhë të gjata makinash sepse doganieret e vendit fqinj po punojnë vetëm me 3 sportele, ndryshe nga pala shqiptare që ofron shërbim me 6 sportele. Për pasojë, ata që duan të kalojnë drejt shtetit grek janë të detyruar të presin në radhë për më tepër se një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat