Mori pije kur lokali ishte mbyllur, turisti nga Kosova kërkon falje dhe i lë 100 euro në frigorifer

Turizëm

Mori pije kur lokali ishte mbyllur, turisti nga Kosova kërkon falje dhe i lë 100 euro në frigorifer

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një turist nga Kosova ka bërë një gjest emocionues gjatë pushimeve të tij në Shqipëri, saktësisht në gjirin e Shën Andreut.

Sipas JOQAlbania, klienti nga Kosova kishte marrë pije në një lokal kur ai ishte i mbyllur, dhe më pas ka kërkuar falje përmes një letre të cilën e ka lënë aty bashkë me 100 euro.

Ka qenë një kamerier ai i cili e ka publikuar letrën në të cilën thuhet:

“Faleminderit shumë. U kënaqëm në këtë ambient të bukur. Na vjen keq që u vetëshërbyem. Lekët t’i kemi lënë në frigorifer, me respekt nga Kosova”.

Më poshtë postimi:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat