Më pak turistë nga Kosova zgjedhin Jonin

Turizëm

Më pak turistë nga Kosova zgjedhin Jonin

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Edhe këtë verë qytetarët e Kosovës, kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë, për të kaluar pushimet verore. Por, ndryshe nga sezoni i kaluar, ka patur një rënie të pushuesve nga Kosova këtë sezon.

Kjo për shkak të liberalizimit të vizave, shprehen përfaqësues të agjencive turistike kosovare. Ndërkohë, rritja e çmimeve ka sjellë që bregdeti i Jonit për kosovarët të kalojë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore.

Sipas të dhënave nga agjencitë, por dhe të vetë pushuesve, zgjedhja e tyre e parë dhe më e preferuar mbetet bregu i Shëngjinit dhe Velipojës, që tërheq me klimën, çmimet dhe mikpritjen.

Megjithatë, edhe pse një rënie në numër, krahasuar me vitet e shkuara, sërish mbeten jo të paktë qytetarët nga Kosova që nuk heqin dorë nga tradita për të pushuar në rivierën shqiptare. Madje, edhe këtë fundjave, qytetarët e Kosovës përmes kufirit Kosovë- Shqipëri, iu drejtuan masivisht bregdetit shqiptar.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat