Zbulohet sa vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit

Turizëm

Zbulohet sa vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 09:55
Bukuritë e Kosovës

Rreth 51 mijë vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, të cilët gjithsej kanë qëndruar rreth 90 mijë netë në Kosovë përgjatë kësaj periudhe kohore. Kjo bëhet e ditur në statistikat e hotelerisë dhe turizmit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK).

Sipas statistikave të ASK-së, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 15780 vizitorë amerikanë me 27607 net qëndrimi në Kosovë. Numër më të vogël të vizitorëve amerikanë kishte në vitin 2022, përkatësisht 13180 me 24311 net qëndrimi në Kosovë.

Në vitin 2021 ishin 8433 vizitorë amerikanë me 13500 net qëndrimi të regjistruara. Më së paku vizitorë amerikanë kishte në vitin e 2020, vitin e pandemisë COVID-19, ku ishin regjistruar 2946 veta që kishin qëndruar gjithsej 5282 net në Kosovë.

Në vitin 2019 ishin 10370 vizitorë amerikanë, të cilët kishin qëndruar gjithsej 19295 net në Kosovë.

Përndryshe, sipas ASK-së, Kosova i ka gjithsej 512 njësi të akomodimit me 9193 dhoma dhe 19285 shtretër, përderisa më së shumti vizitorë janë regjistruar në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Më së shumti vizitorë të huaj në Kosovë ka nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat