Det dhe rërë të pastër, plazhi në Shqipëri ku pushohet me kosto “zero”

Turizëm

Det dhe rërë të pastër, plazhi në Shqipëri ku pushohet me kosto “zero”

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Çmimet në pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar këtë sezon veror kanë qenë ndër temat më të diskutuara për shtrenjtësinë e tyre.

Por në Seman, banorët e zonës dhe të tjerë që vijnë nga më larg kanë gjetur një mënyrë për të bërë pushime pashpenzuar fare as për shezllongë dhe as për të fjetur.

Ndërsa rërën dhe detin e kanë me shumicë dhe të pastër…këto janë disa nga kasollet që banorët kanë ngritur me ç’të mundin në plazhin e Semanit dhe që i përdorin për të pushuar gjatë ditës dhe disa edhe për të fjetur gjatë natës.

Edhe pse pamja që ofrohet nuk është ajo e duhura, banorët shprehen të kënaqur me këtë mënyrë të të bërit pushime.

Plazhi i Semanit ndodhet 18 kilometra larg qytetit të Fierit dhe ka një vijë bregdetare prej afro 7 kilometra. Pjesa më e madhe e këtij bregdeti është thuajse tërësisht natyror dhe njihet për rërën kurative dhe ujin e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat