Plazhi i Pasqyrave në Ksamil shpallet plazhi me ujin më të kaltër në botë

Turizëm

Plazhi i Pasqyrave në Ksamil shpallet plazhi me ujin më të kaltër në botë

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Plazhi i Pasqyrave në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë. Ky ishte përfundimi i analizës së më shumë se 200 plazheve përreth botës nga grupi CV Villas.

CV Villas mblodhi imazhe të pafiltruara të hartës së Google të 200 plazheve anembanë globit, më pas i analizoi ato për të treguar kodin e tyre të ngjyrave RGB  dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.

Ekipi zbuloi se Plazhi i Pasqyrës në Shqipëri ka ujin më të kaltër në botë, shkruan revista e njohur Travel+Leisure.

“Plazhi i Pasqyra pretendon vendin e parë, me detin e tij që është vetëm 12.4 pikë larg nuancës YInMn Blue. I njohur në mbarë botën si ‘Plazhi i Pasqyrës’, konsiderohet të jetë një kulm i vijës bregdetare shqiptare kur rrezet e diellit bien në sipërfaqen e detit, duke krijuar një efekt të ngjashëm me pasqyrën”, ndau kompania në gjetjet e ofruara për Travel + Leisure .

Plazhi ndodhet në skajin jugor të vendit dhe i vendosur midis formacioneve të mëdha shkëmbore që ndihmojnë për ta mbrojtur atë nga era.

Pas Plazhit të Pasqyrave , i dyti në listë është Plazhi Paralia Mpouka (Long Beach) në Greqi me vetëm 13.6 pikë larg nga YInMn Blue, e ndjekur nga Kassiopi në Greqi në vendin e tretë me vetëm 14.1 pikë larg. Atyre u janë bashkuar Plage de la Vernette në Francë dhe Kaputas Beach në Turqi, duke përmbyllur pesëshen e parë të më të mirëve.

Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat