Analisti nga Kosova habit me deklaratën për pushimet në bregdetin shqiptar

Turizëm

Analisti nga Kosova habit me deklaratën për pushimet në bregdetin shqiptar

Nga: A.Zh Më: 28 gusht 2024 Në ora: 08:57
Pamje nga plazhi shqiptar, foto e publikuar nga Nijazi Halili

Analisti politik Nijazi Halili, ka shkruar për pushimet në bregdetin shqiptar. Ai ka thënë se askund nuk është më mirë se në Shqipëri, duke hedhur poshtë “dezinformatat” për çmime enorme atje, përcjell Bota sot.

Halili ka treguar se në marketet në Shqipëri, ka mundësi edhe të vetëshërbimit, shërbimi pa lekë, me kushtin që pagesa kryhet në ndërkohë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pushimet në bregdetin shqiptar të lënë përshtypje sikur me qenë në shtëpinë tuaj.

Që 24 vite me rregull pushimet i kaloj në bregdetin shqiptar me familjen time dhe mendoj se kudo që shkon, nuk e ke më mirë se në Shqipëri, sepse çdo gjë tingëllon shqip dhe vetëm shqip.

Prandaj, dezinformatat dhe thashë e thëniet për çmime enorme nuk qëndrojnë, por shërbimet e huaja, në çdo pore të jetës janë duke vepruar me qëllim që të fusin elementin e përçarjes, prandaj ne si shoqëri duhet të jemi syçelur dhe në asnjë mënyrë nuk duhet mbetur peng e mashtrimeve dhe spekulimeve të tilla.

Ajo çka më së tepërmi më le përshtypje vetëshërbime - markete, mund të shërbehesh edhe pa lekë nëse nuk ke lekë të mjaftueshme për momentin, pronari apo pronarja të jep mallin pa lekë, të beson se do i kryen obligimet në nderkohë. Ky element është një virtyt i lartë human që nuk e ke në as një vend të botës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat