Tre jaguarë pesë muajsh të quajtur Meztli, Muun dhe Kin, të lindur në Qendrën e Ruajtjes së Kafshëve të Egra në kryeqytetin Meksiko, po vazhdojnë jetën e tyre me mbështetjen e ekspertëve dhe nënës së tyre pas një proces i suksesshëm izolimi dhe kujdesi.
Kujdesi për këta këlyshë, të cilët i përkasin një specie të listuar si të rrezikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), po vazhdon në kopshtin zoologjik Chapultepec.
Jaguarët e vegjël simpatikë sjellin gëzim të pamasë për të gjithë vizitorët që kanë mundësinë t'i shohin ata.
Detaje tjera priten të japen.