Korani, mbreti i liqenit të Ohrit ka tashmë festën e tij organizuar nga bashkia e Pogradecit. Kjo festë përkoi me hedhjen në ujë të rreth 2 milionë rasateve me qëllim për të shtuar këtë specie të vecantë.
Bëhet fjalë për një shifer rekord të rasateve nisur edhe nga kërkesa në rritje për këtë peshk si pasojë e zhvillimit të turizmit.
Korani vjen në pjatë në forma të ndryshme dhe askund tjetër veçse në Pogradec ky peshk gatuhet më mirë. Festa e Koranit është shtuar në kalendarin e pasur me aktivitete të Pogradecit, bashki që ka njohur rritje të numrit të turistëve.
Sipas autoriteteve lokale numri i vizitorëve është më i lartë krahasuar me një vit më parë. Autoritetet në Pogradec synojnë që Festën e Koranit ta kthejnë në një traditë.