Hamami Mesjetar i Durrësit rihap dyert pas restaurimit

Turizëm

Hamami Mesjetar i Durrësit rihap dyert pas restaurimit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 20:29
Hamami Mesjetar i Durrësit

Një tjetër sit i trashëgimisë kulturore i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 është restauruar

Hamami i Durrësit ka rihapur sot dyert e tij, duke i ofruar vizitorëve mundësinë të përjetojnë historinë e pasur dhe diversitetin kulturor të Shqipërisë.

I gjendur pranë Kullës Veneciane, Hamami është një nga 15 sitet e trashëgimisë kulturore që janë rinovuar plotësisht përmes programit ‘EU4Culture’, ndërsa puna është duke vazhduar në 8 site të tjera.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, i cili mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit u shpreh, “shumë i lumtur për inaugurimin e Hamamit, pasi ky vend është një testament i diversitetit fetar, social dhe kulturor të këtij vendi”.

“Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i kësaj bashkëjetese mes njerëzve me tradita të ndryshme.

Kjo është edhe ajo që BE-ja përfaqëson, njerëz me kultura dhe tradita të ndryshme që jetojnë së bashku në harmoni”, theksoi ai./ATSH

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat