Turizmi shqiptar në llupën e qeverisë, nga shezlonget, agjencitë turistike e deri te shërbimi i transportit

Turizëm

Turizmi shqiptar në llupën e qeverisë, nga shezlonget, agjencitë turistike e deri te shërbimi i transportit

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Mbyllja e një viti të suksesshëm në 2023, por vështirësitë e arritjes së më shumë turistëve edhe fitimeve në 2024, e ka vënë qeverinë shqiptare në lëvizje për sektorin e turizmit, pas përfundimit edhe të këtij sezoni veror.

Një analizë thelluese parashikohet të kryhet duke nisur nga taksat, çmimet e deri tek performanca e shërbimeve.

“Kjo analizë do të synojë në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve, prioritizimi i tyre, përcaktimi i shkaqeve të mospajtueshmërisë në sektorin e turizmit. Në analizë, përpos tatimpaguesve që operojnë në “Akomodim/Shërbimi ushqimor” do të përfshihen edhe tatimpaguesit që operojnë në sektorin, shërbime plazhi, transporti qytetas e ndërqytetës, dhënia me qira e makinave/mjeteve ujore, shërbime turistike, etj”.

Fokusi kryesor i analizës do të jetë TVSh-ja, ndjekur nga tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat biznesore, si dhe problematikat që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve, shkruan A2 CNN.

Burimet e të dhënave që gjenerohen tashmë në kohë reale nga sistemi i fiskalizimit, do përdoren për të evidentuar tatimpaguesit mospërmbushës si dhe përdorimi i çdo të dhëne nga palë të treta ose burime të jashtme publike, të cilat ndihmojnë administratën tatimore në realizimin e misionit të saj.”

Në bazë të të dhënave rezulton se për subjektet deklarues deklaratë TVSH që janë në sektorët “Akomodim” dhe “Aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve” dhe kanë mbi 100.000 lekë shitje të tatueshme me 6 %, rezulton të ketë rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH-je në këto fasha ndër vite. Rritje me 8% në vitin 2022, 17% në 2023.

Në analizë do të përfshihet dhe zbatimi i ligjit të turizmit së bashku me ndryshimet e fundit. Kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me regjistrimin pranë institucionit përgjegjës për sektorin e turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat