Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve

Turizëm

Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Në gusht të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 76 mijë e 898, prej tyre 40,8%, ishin vendorë dhe 59,1% ishin të jashtëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin gusht të vitit 2023 (sa ishin 71 232 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 8,0%.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 161 848, prej tyre 42,2% nga vendorët dhe 57,7% nga të huajt”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 13 mijë e 439 vizitorë dhe më 35 466 net-qëndrime.

Më tej thuhet se sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Gusht 2023) ka ulje të vizitorëve për 0,5%. Në total ishin 45 498 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra, SHBA etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat