''Shqipëria, jo më një destinacion ekskluzivisht plazhi'', Ozuni: S'kishte ndodhur ndonjëherë që të kishim 580 mijë turistë në shkurt

Turizëm

''Shqipëria, jo më një destinacion ekskluzivisht plazhi'', Ozuni: S'kishte ndodhur ndonjëherë që të kishim 580 mijë turistë në shkurt

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 20:44
Feriolt Ozuni

Eksperti i turizmit, Feriolt Ozuni në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të kishim në Shqipëri 580 mijë turistë në muajin shkurt.

Ozuni: Vjet ishim të raportuar diku tek 10.1 apo 10.2 milionë, në bzë të metodologjisë, sivjet jemi në ato shifra në 10 muajt e parë.

Pra që do të thotë se kemi mundësi në dy muaj për tu rritur.

Ndoshta bëjmë edhe 1.5 milionë maksimumi në dy muajt e mbetur, kështu që jemi në nivele ok.

Gjë e mirë sivjet për të cilën ne kemi folur shpesh në media, mediat kanë bërë kronika të ndryshme ku i kanë konsideruar plazhet bosh.

Kjo është një lëvizje e parë për të treguar që Shqipëria tashmë nuk është më një destinacion ekskluzivisht plazhi, por është një destinacion i cili ka një diapazon shumë herë më të gjerë të industrisë turistike dhe të shërbimeve që ai ofron duke e zgjeruar aktivitetin e saj edhe në muajt e tjerë.

Nuk kishte bërë ndonjerë vaki që të kishim 580 mijë turistë në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat