Samiti i Turizmit në Turqi: Kosova një destinacion turistik i veçantë

Turizëm

Samiti i Turizmit në Turqi: Kosova një destinacion turistik i veçantë

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 20:54
Baki Hoti

Unioni i Turizmit të Kosovës njofton se në kuadër të aktiviteteve të ti së fundi organizoi eventin e promovimit të turizmit të Kosovës, i cili u mbajt në ambientet e TURSAB në Stamboll.

Sipas Unionit, ky event shërbeu si një platformë e shkëlqyer për takime B2B, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi për industrinë tonë të turizmit.

Takime B2B Produktive: Përfaqësuesit tanë patën mundësinë të takohen me partnerë potencialë nga e gjithë Turqia, duke shkëmbyer ide dhe krijuar lidhje të reja që do të ndihmojnë në rritjen e turizmit në Kosovë. Prezantimi i Pasurive Kulturore dhe Natyrore: Gjatë eventit, u prezantuan bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore e Kosovës, duke tërhequr vëmendjen e operatorëve turistikë dhe investitorëve të huaj”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se ky event ka ndihmuar në rritjen e vizibilitetit të Kosovës si një destinacion turistik i veçantë dhe i pasur me përvoja unike për vizitorët.

Në fjalimin e tij, kryetari i Unionit Turizmit të Kosovës, Baki Hoti falënderoi të pranishmit dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqis me fokus të veçantë bashkëpunimin në mes agjensioneve Touroperatote të Kosovës dhe Turqisë për rritjen e numrit të vizitorëve në Kosovë.

“Potencialet e Turizmit kulturor, malor, shëndetësor, dimëror, sportive si dhe të festivaleve janë pjesë e cila do të zgjoj kureshtjen e tregut turk për ta vizituar Kosovën e po ashtu mikpritja ushqimi dhe çmimet e favorshëm”, tha ai.

Në mes tjerash Hoti ka ftuar të gjitha agjensionet turke që të sjellin turist në Kosove duke ju garantuar mikpritje dhe shërbime cilësore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat