Drejtori i turizmit në komunën e Ferizajt i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Dita e re” ka komentuar rritjen e çmimeve të turizmit në Kosovë.
Ai ka thënë se çmimet e turizmit në Kosovë kanë pasur një rritje të madhe pas periudhës së pandemisë.
Ai flet posaçërisht për çmimet në viset malore të Jezercit.
“E kemi të fokusuar turizmin në rajonin e Jezercit janë ndërtuar shumë bujtina të ndryshme që kanë pasur çmime shumë të larta për një natë qëndrimi në to, më të cilat çmime mund të udhëtohet në ndonjë hotel në Evropë, me hapjen e bujtinave të reja çmimi po shkon duke rënë në suaza të normales”, tha ai.