​Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve

Turizëm

​Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Në tetor të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 mijë e 658, prej tyre 40 për qind ishin vendorë dhe 59.9 për qind ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2023 (sa ishin 55 mijë e 22 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 4.6 për qind.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës numri i net-qëndrimeve ishte 137 mijë e 551 prej tyre 49.6 për qind nga vendorët dhe 50.3 për qind nga të huajt. Po ashtu Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në Hotele, sipas regjioneve

“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 8 578 vizitor dhe më 30 353 net-qëndrimi. Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në Hotele, sipas shteteve prej nga vijnë”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake tetor 2023 ka rritje te vizitoreve për 13.7%. Ndërkaq, në total 34 mijë e 488 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, Zvicra etj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat