Alpinistët ferizajas po kërkojnë që komuna të ndërtojë shtigje më shumë për të shkuar deri te vendet ku edhe e zhvillojnë këtë sport. Nga Komuna e Ferizajt thonë se gjatë vitit 2025 kanë paraparë të investojnë rreth 1 milion euro në këtë fushë.
Besnik Reka dhe Artan Ismajli janë të pasionuar pas ecjes në natyrë dhe alpinizmit. Ata thonë se Ferizaj ka resurse natyrore për zhvillimin e turizmit e sidomos atij malor dhe se ka nevojë për hapjen e shtigjeve të ndryshme për ecje.
“Ferizaj ka nevojë për shtigje ka nevojë për ta zhvilluar turizmin në qytetin tonë dhe të ketë vizitor sa më shumë”, thotë Besnik Reka, alpinist.
“Nevojat kanë qenë shumë të mëdha në qytetin e Ferizajt pasi që ne i kemi resurset këtu bjeshkët tona, bjeshkët e Pleshinës, Jezercit e të Burrnikut që lidhen edhe me pjesët e Syrinikës pjesët e Sharrit andej nga Prevalla është një rrjetëzim i shtigjeve ku turistët mund vijë këtu të shohin qytetin e Ferizajt, shton alpinisti Artan Ismajli.
Në drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit thanë se do të ketë investime në turizëm dhe në krijim të kushte për zhvillim të alpinizmit
“Gjatë vitit 2025 do të përfundojë projekti i zonës turistike në Jezercë që kap shumë një vlerë rreth 1 milion euro dhe që do të jetë një nga zonat kryesore në komunën e Ferizaj. Po ashtu do të përfundojë edhe projekti Via Ferrata dhe ura Tibetiane janë që është projekt që do të përurohet në pranverë do të zgjerohen shtigjet e ecjes për bjeshkatarët dhe alpinist sepse vitin e kaluar r e kemi bërë një zgjerim të tij dhe presim vazhdojmë edhe në këtë vit do të rregullohet ujëvara në Pleshinë dhe do të bëhet ndërtimi i murit alpin”, thotë Balton Dërguti, drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm
U bë e ditur se investime do të ketë edhe në segmente të tjera, me qëllim të zhvillimit sa më të mirë të turizmit në Komunën e Ferizajt.