Gazeta prestigjioze gjermane “Bild” i ka bërë jehonë destinacioneve turistike të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka ndarë shkrimin e “Bild”, teksa shprehet se ky është një superpromovim ndërkombëtar.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shton se “po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”.
“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti
356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shprehet Rama.