Interes i lartë për Durrësin edhe në dimër

Turizëm

Interes i lartë për Durrësin edhe në dimër

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:21
Durrësi

Prenotime nga e gjithë bota, kryesojnë italianët.

Fundjavat me diell në Durrës u kanë dhënë mundësi vizitorëve vendas dhe të huaj të shijojnë vijën bregdetare, pavarësisht se jemi në stinën e dimrit.

Interesi për bregdetin vijon të jetë i lartë, dhe kjo reflektohet edhe në prenotimet për sezonin e ri turistik.

Njësitë akomoduese janë funksionale, ndërsa turistët vijnë nga e gjithë bota, të kryesuar nga italianët.

Zgjatja e sezonit turistik ndikon edhe në fuqinë punëtore.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, punonjësit nga diaspora mund të ndihmojnë në plotësimin e mungesave në këtë sektor, duke sjellë një dimension të ri.

Në muajin Prill pritet të mbërrijnë grupet e para turistike që do të akomodohen në Durrës, duke shënuar hapjen e sezonit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat