Ujë apo miell? Ja si të eleminoni kripën e tepërt nga ushqimet

Ushqime

Ujë apo miell? Ja si të eleminoni kripën e tepërt nga ushqimet

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Foto Ilustrim

Nuk ka shumë rëndësi nëse e konsideroni veten një kopje të Gordon Ramsay, apo thjesht një person “famëkeq” që nuk di të skuqë qoftë një kokërr vezë: në kuzhinë të gjithë bëjmë gabime, sidomos kur hedhim kripën.

Mësoni truke që ndoshta nuk i kishit menduar më parë, por që do t’ua lehtësojnë jetën në kuzhinë:

Shto ujë? Kjo është alternativa e parë për shumë amvisa, mirëpo duke shtuar ujë jo gjithmonë arrini t’i hiqni hidhësinë gjellës. Dietologët ju këshillojnë që të përgatisni një përzierje ujë dhe qumësht, gjithmonë në raporte të barabarta, dhe ta shtoni në tenxhere ose tavë. Kripa nuk do të ndihet fare.

Sheqer? Kjo nuk është aspak ide e mirë, për të mos thënë që është më e keqja që mund t’ju shkojë në mend. Në vend të saj ju këshillojmë që të shtoni lëng molle ose lëng limoni. Kripa as që do të ndihet fare.

Uthulla e mollës është po ashtu një ide e mirë, sidomos nëse keni gatuar mish. Mjafton të shtoni dy ose tre lugë gjelle dhe shija e tij do të ndryshojë plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat