Hudhra, një nga ilaçet natyrale për trajtimin e hipertensionit

Ushqime

Hudhra, një nga ilaçet natyrale për trajtimin e hipertensionit

Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:31
Hudhra

Presioni i lartë i gjakut apo ndryshe hipertensioni është një gjendje që prek një në tre të rritur në vendet perëndimore.

Hipertensioni shpesh është pa simptoma, por rrit ndjeshëm rrezikun te individi për sëmundje të zemrës shkruan Healthline.

Një nga trajtuesit natyral të hipertesnionit është hudhra.

Hudhra (allium sativum) është një ilaç natyral që përdoret për trajtimin e uljes së hipertensionit që nga kohët antike.

Hulumtimet e fundit sugjerojnë përdorimin e hudhrës pasi sjell benefite në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Sipas studiuesve, allicina përbërja kryesore aktive në hudhër, mendohet të jetë përgjegjëse për benefitet që sjell në hipertension.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat