Përbërësit: 500gr miell, 250gr ujë të ngrohtë, 250gr qumësht të ngrohtë, një lugë maja birrë, kfasac, një lugë sheqer, 2 vezë, gjysëm pako pecivë, kripë, 1L vaj për fërgim, 200gr çokollatë, 50gr sheqer pluhur.
Përgatitja e brumit:
Në një enë të thellë hedhim ujin dhe qumështin e vakët, kripen dhe majan e birrës,një lugë sheqer, 2 vezë, gjysëm pako pecivë, kripë, i përziejmë me lugë ose me ndihmën e një piruni.
Pastaj ia shtojmë miellin duke formuar një brum jo shumë të fortë, por të jet pak më i trash se brumi për tortë. I hedhim sipër një shtresë shumë të hollë mielli, e mbulojmë me një pecetë të lagur dhe e vendosim në një ambient të ngrohtë (në temperaturë 25-30 gradë).
E lëmë në këtë mënyrë derisa të dyfishohet
Pasi brumi ka ardhur mirë vëmë një tigan në zjarr me vaj dhe pasi të është ngrohur vaji me ndihmën e një luge i ndajmë petullat në formë të rrumbullakët të vogël dhe i fërgojmë derisa të marrin ngjyrën e dëshiruar ku pastaj i heqim nga vaji duke i vendosur në një pjatë që e kemi mbuluar me letër për t’ ia pirë yndyrën. Ju bëfshin mirë!