Bananet janë një frut tropikal, të pasura me lëndë ushqyese si kalium, kalcium, vitamin C, vitaminë B6, hekur, fibra e shumë të tjera.
Ndërkohë, nëse jeni nëna gjidhënëse atëherë banania sjell benefite si në shëndetin tuaj ashtu edhe te foshnja juaj shkruan Parenting.FirstCry.
Ndër benefitet e saj janë:
-Burim i kalorive: Bananet përmbajnë 17% të karbohidrateve, andaj ato konsiderohen si një burim i shkëlqyeshëm i energjisë.
-Ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut dhe forcon kockat: Bananet janë të pasura me kalium që e ruajnë ekuilibrin e elektrolitit dhe lëngjeve në trupin tuaj.Poashtu, kaliumi është thelbësor për transmetimin e duhur të impulseve nervore, tkurrjen e muskujve dhe rregullimin e presionit të gjakut.
-Ndihmon ne tretje: Bananet përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë në stimulimin e lëvizjeve të rregullta të zorrëve.Gjithashtu, bananet përmbajnë prebiotikë që promovojnë rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrëne tuaj.