Kjo ëmbëlsirë shumë shpejtë mund të shndërrohet në pjatën tuaj të preferuar sepse ka disa shije të miksuara që do të ju mbesin në kujtesë për gjatë
Përbërësit e nevojshëm:
1l qumësht
3 pudingë vanilje
15 lugë sheqer
250g gjalpë
300g arra terreni
300g biskota të bluar
300g kokosit
pak rum
Topëza me çokollatë:
150g çokollatë qumështi
3 lugë qumësht
3 lugë sheqer
125g margarinë
Mënyra e përgatitjes:
Në qumësht përgatiteni pudingun dhe lërëni të ftohet.
Kur përzierja është e ftohtë, shtoni gjalpin gradualisht, pastaj ndajeni përzierjen në tre enë me sasi të barabartë. Shtoni biskota në fund dhe pak rum. Në tjetrën shtoni arrën, ndërsa në të fundit shtoni kokosin. Nëse përzierja e kokosit është shumë e trashë mund të shtoni pak qumësht dhe ta përzieni.
Pastaj në një tepsi tjetër renditni masën e biskotave, pastaj të arrës dhe në fund të kokosit.
Më një tigan tjetër shtoni çokollatën, sheqerin, gjalpin dhe shkrijini. Pasi që të ftohet pak shtoni sipër ëmbëlsirës dhe futeni në frigorifer deri sa të ftohet mirë.