Padyshim që kjo recetë është receta më e lehtë që mund ta përgatisni për mengjes, drekë, darkë ose thjeshtë si një snek. Mund të përdorni edhe përbërës të tjerë sipas dëshirës.
Përbërësit:
6 copa bukë
1/4 e gotës sos domatesh
1/4 e gotës misër
1/2 e gotës domatina
1/2 e gotës mocarela
1 lugë e mesme fara susami
1 lugë e vogël origano
Përgatitja:
Nxejeni paraprakisht furrën në 200 gradë. Preni në copa mocarelën dhe domatinat. Renditni fetat e bukës në tepsi.
Lyeni të gjitha fetat me sos domatesh dhe spërkatni me origano. Shtoni mocarelën dhe domatinat. Gjithashtu shtoni misrin dhe susamin.
Piqni për 10 minuta.