Të gjithëve na shkon goja lëng kur shohim fotot e pancakes në Instagram. Por e dinit që receta është shumë më e thjeshtë nga sa e kishit menduar? Erida Kabashi ka ndarë recetën në blogun e saj @eridaskitchen dhe ka ndarë edhe video që do t’ju ndihmojnë t’i përgatisni sa më lehtë.
Përbërësit që ju duhen për 8-10 pancakes:
• 1 gotë qumësht
• 2 gota miell
• 1 vezë
• 30 gr gjalpë i shkrirë
• 1 lugë kafe kripë
• 1 luge kafe sheqer
• 1 bustinë vanilje (10 gr)
• 1 bustinë pluhur pjekjeje ose 1 lugë kafe sodë buke
Mënyra e përgatitjes:
Në një enë hedhim vezën, shtojmë qumështin, gjalpin, miellin, kripën, sheqerin dhe sodën (ose pluhurin pjekës). Brumi i pancakes duhet të dalë si në video. Më pas, i skuqim në një tigan të cilin e lyejmë me pak gjalpë. Do shihni që pancakes do fillojnë të krijojnë vrimat. I vendosim sipër njëra-tjetrës dhe i shoqërojmë me mjaltë, çokokrem, fruta, reçel dhe gjithçka tjetër që preferoni.