Petullat e kripura me rikota dhe lulelakër janë të shijshme dhe të shëndetshme, të thjeshta për t’u përgatitur dhe perfekte për të përdorur perimet e mbetura. Me këtë pjata mund të surprizoni të ftuarit tuaj dhe të bëni që fëmijët të hanë lulelakrën, një perime e rëndësishme për rritjen dhe shëndetin e tyre.
Përbërësit:
2 vezë, 150 gr miell, 100 gr rikota, 200 gr lulelakër e zier, 100 ml qumësht, kripë dhe piper.
Përgatitja:
Zieni lulelakrën në ujë të kripur dhe ndërsa zien, përgatisni brumin duke rrahur marengë të bardhat e vezëve të cilat do t’i shtojmë në fund. Në një tas përzieni rikotën me të verdhat e vezëve, shtoni edhe miellin e qumështin derisa të merrni një përbërje homogjene pa kokrriza. Rregullojeni me kripë e sheqer sipas shijes suaj. Shtypni lulelakrën me piun dhe shtojeni tek brumi i petullave. Në fund shtoni të bardhat e rrahura dhe përzieni gjithçka me delikatesë derisa të përzihen mirë përbërësit. Hidhni pak vaj në një tigan, skuqini petullat nga të dy anët dhe shërbejini.