Përbërësit: 750 ml qumësht, 250 ml lëng portokalli, 6 vezë, 120 g sheqer dhe lëkura e 1 portokalli.
Për karamelin: 200 g sheqer
Përbërësit:
Rrahim vezët me sheqerin disa sekonda, shtojmë lëngun e portokallit dhe pak lëkurë, shtojmë qumështin dhe përgatisim karamelin. Tretim në tigan sheqerin me pak ujë dhe e lëmë të skuqet derisa të bëhet karamel. E shtrojmë në tavë dhe sa të forcohet pak, shtojmë qumështin dhe e vendosim të piqet në furrë pasi e kemi vendosur në një tavë me ujë për 30-40 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e kthejmë në pjatë.