Kjo është një recetë e vjetër, artizanale, që i kthen vezët e mbushura në një pjatë shumë speciale.
Përbërësit:
4 vezë + 1 të verdhë
Piper i kuq
2 lugë lëng limoni
1 dl vaj ulliri e.v
Kripë
Përgatitja:
Vendosini vezët në një tenxhere, mbulojini me ujë të ftohtë dhe lërini të ziejnë 8 minuta nga momenti që marrin valë.
Përgatisni majonezën: hidhni në një tas të verdhën e vezës, pak kripë, pak piper dhe rriheni fort gjithmonë në të njëjtin drejtim.
Shtoni gradualisht vajin e ullirit dhe vazhdoni rrahjen derisa majoneza të trashet. Shtoni dhe lëngun e limonit dhe përziejeni me kujdes.