Po ju si e quani këtë gatim ?? Sepse ka shumë emra sipas zonave dhe përbërësve.
Ky është varianti që Papare-s i pëlqen më shumë dhe ka përgatitur për ndjekësit e saj.
4 vezë
500 g kos
250 miell misri
2 presh
50 ml vaj ulliri
150 g djathë
Kaurdisim për disa minuta preshin e prerë në feta të holla me pak vaj ulliri në tigan. Shtojmë pak kripë dhe piper, pasi ul vëllimin e heqim nga nxehtësia.
Ndërkohë rrahim në një tas të thellë vezët me kosin, vajin. Shtojmë djathin e thërmuar, preshin e zbutur , miellin e misrit dhe në fund pak pluhur fryrës. E vendosim në tavë të lyer me vaj dhe e pjekim për 50 minuta me 180 gradë. E shijojmë me kos, dhallë ose kefir