Quinoa e kombinuar me perimet i jep kësaj sallate një shije të veçantë, të freskët dhe mbi të gjitha e bën plot vlera ushqyese. Shihni recetën:
Përbërësit: 100 g Quinoa
½ Kungulleshka
½ Spec i kuq
1 degëz Selino
½ Mollë jeshile
½ Shegë
½ Lëng portokalli
½ Lëng limoni Kripë Vaj ulliri
Shpëlajmë disa herë quinoan derisa uji të dali i pastër, e ziejmë në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. E kullojmë dhe e vendosim në tas, shtojmë perimet pasi i kemi prerë imët në kubikë. Shtrydhim limonin, portokallin, shtojmë kripë piper dhe vaj ulliri, e përziejmë derisa të bëhet një mase dhe shtojmë te quinoa. E shërbejmë në pjatë dhe e zbukurojmë me gjethe selinoje.