PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:
200 g kungull i verdhë
4 vezë
100 g miell
20 ml vaj ulliri
kripë
arrëmyshk
PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:
300 g krem djathi
10 feta proshutë
sallatë e freskët
PËRGATITJA:
Grijmë kungullin në grirësen elektrike, e shtrydhim për t’i larguar lëngjet dhe e vendosim në një tas. Pasi rrahim vezët, i shtojmë te tasi bashkë me vajin, miellin, kripën dhe arrëmyshkun e bluar. Brumin e formuar e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur më parë letër furre dhe e pjekim për 25 minuta në temperaturën 180 gradë.
Si ta nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet pak dhe e mbledhim role, bashkë me letrën e furrës, që t’i japim formë. Pasi ftohet plotësisht e hapim, e heqim nga letra dhe e lyejmë të gjithë sipërfaqen e petës me kremin e djathit, vendosim sipër fetat e proshutës dhe sallatën, e mbledhim përsëri role dhe e shërbejmë të ndarë në feta.