Përbërësit për 4-6 persona:
500 g kungull i verdhë, i peshuar me lëkurë
350 g oriz
100 g djathë Gorgonzola
100 g pançetë e prerë në kubikë
1 litër lëng perimesh, i valuar
2-3 lugë vaj ulliri
1 kokërr qepë
djathë Parmigiano i grirë sipas dëshirës ose atë që keni
1 lugë gjalpë nga frigoriferi, i prerë në kubikë
piper i zi - sipas nevojës
Përgatitja:
1. Kungullin e qëruar e ndajmë në kubikë të vegjël.
2. Në një tenxhere me 1 lugë vaj, skuqim pançetën dhe kur kjo të bëhet krokante, e heqim dhe shtojmë qepën dhe pak vaj tjetër. Kur qepa të ketë marrë fare pak ngjyrë, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2-3 minuta dhe menjëherë shtojmë kungullin. Hedhim pak lëng të valuar dhe e lëmë në zjarr, derisa të shohim që orizi është zier plotësisht, duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës.
3. Pasi orizi të ketë zier plotësisht, shtojmë pançetën që kishim lënë mënjanë, djathin Gorgonzola të prerë në kubikë, pak piper të zi, gjalpin nga frigoriferi dhe djathin e grirë.
E përziejmë me lugë druri, e lëmë të pushojë 1 minutë dhe më pas e shërbejmë.