Nëse jeni shtatzënë me binjakë, trupi juaj ka nevoja shtesë ushqimore. Ndërsa keni nevojë për kalori shtesë, ju duhet të bëni që ato kalori të llogariten duke siguruar vlerat e duhura ushqyese.
Ju duhet një dozë shtesë e proteinave për të ndihmuar në ndërtimin e qelizave, karbohidratet për energji, hekurin për të luftuar aneminë, kalciumin për të forcuar bebet dhe kockat tuaja dhe acidin folik për të mposhtur defektet e lindjes shkruan, VeryWellFamily.
Ky artikull, ofron njohuri mbi vlerat ushqyese dhe sigurisht rekomandohet kontrolli me mjekun tuaj për nevojat tuaja ushqyese personale.
– Kosi
Kosi është i pasur me kalcium, i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave dhe strukturës skeletore të foshnjës tuaj. Gjithashtu, është një burim i mirë i proteinave.
– Vezët
Vezët janë gjithashtu burimi më i pasur i kolinës, një lëndë ushqyese e nevojshme në sasi më të mëdha gjatë shtatëzanisë për funksionimin normal të trurit dhe kujtesën.
– Spinaqi
Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me gjethe ngarkohen me kalcium, acid folik, vitaminë K dhe hekur. Është gjithashtu i pasur me vitaminë C, fibra, karotenoide, luteinë dhe bioflavonoide.