Një vakt i preferuar dimëror: Fasule me lakra turshi, ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm

Ushqime

Një vakt i preferuar dimëror: Fasule me lakra turshi, ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 07:29
Ilustrim

Pos përbërësve të përmendur, në ushqim mund të përzieni edhe çervish në mënyrë që të bëhet më e dendur

Gjithashtu, me suxhuk dhe mish të thatë, kjo gjellë shkon shumë mirë me pure patatesh.

Përbërësit:

– 1 qepë;
– 100 g mish të thatë;
– 500 g lakra turshi;
– 500 g fasule;
– 2 lugë spec të kuq të bluar;
– 3 fletë dafine;
– kripë;
– piper
– piper
– pak hudhër

Përgatitja:

Grini qepën dhe fërgojeni në vaj. Shtoni mishin e thatë të grirë, fërgoni pak dhe shtoni lakrën turshi, specin e kuq dhe përzieni.

Lakrën lini të ziej një kohë, pastaj qitni pak ujë vetëm sa për ta mbuluar dhe shtoni specin e kuq dhe fletët e dafinës.

Lëreni të ziejë rreth 20 minuta.

Shtoni më shumë ujë dhe ziejini shkurt, pastaj shtoni fasulet e kulluara që keni gatuar më parë.

Ziejini edhe pesë deri në dhjetë minuta, pastaj shërbejeni me sallam ose mish të thatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat