Doni të dini cila është mënyra më e shpejtë dhe më e ëmbël për të thënë ‘të dua’? Me këto çokollata që përgatiten për vetëm 10 minuta.
Përbërësit:
400 gr çokollatë e bardhë e copëtuar
12 gr mjedra të ngrira të thata
1 pako ëmbëlsira formë zemre
Sheqerka sprinkles me ngjyra
Një tavë katore 20 cm ku keni shtruar letër furri
Shkrini çokollatën në banjëmari
Hiqeni nga nxehtësia dhe më pas shtoni gjysmën e mjedrave.
Hidheni masën në tepsi dhe nivelojeni.
Lëreni të ftohe për tre minuta.
Dekorojeni me mjedrat e mbetura dhe ëmbëlsirat në formë zemre, si dhe sheqerkat
Lëreni të ftohet dy orë dhe priteni në katrorë.