PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:
miell 300 g
gjalpë 150 g
disa lugë me ujë të ftohtë
kripë
PËR MBUSHJEN:
1 brokoli
1 lulelakër
100 g spinaq
100 g djathë kaçkavall
100 g djathë i njomë
4 kokrra vezë
1 tufë majdanoz
200 ml qumësht
kripë, piper i zi
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Përziejmë përbërësit dhe formojmë brumin e tartës, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e vendosim të pushojë për rreth 1 orë. Pasi të presim perimet në copa të vogla, rrahim vezët me qumështin, kripën dhe piperin. Shtojmë perimet, djathërat e grimcuar dhe majdanozin. Hapim petën, e shtrojmë në një tavë rrethore, e shpojmë me pirun, hedhim mbushjen sipër dhe e pjekim për 30 minuta.