Nëse ju pëlqejnë shumë qoftet, por nuk doni të shtoni kilogramë, atëherë duhet të provoni patjetër qoftet me lulelakër dhe karota. Janë të shpejta për t’u bërë, të shijshme dhe një zgjidhje ideale për t’u marrë me vete në punë. Recetën e sjell Erida Kabashi, si më poshtë:
Përbërësit:
1 lulelakër e zier për 7-8 minuta
1-2 karota
1 vezë
150 djathë kaçkavall i grirë
50 gr bukë e grirë
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Majdanoz
Mënyra e përgatitjes:
Pasi e kemi zier 7-8 minuta, lulelakrën e lemë të kullojë dhe më pas e grijmë imët me një pirun. Po ashtu, karotën e grijmë në rende shumë imët.
I bashkojmë të gjithë përbërësit dhe formojmë brumin.
Qoftet e formuara i pjekim në furrë për 20-25 minuta në 220 gradë.
Sa i përket kripës, për këto sasi mjafton 1 lugë kafeje, ndërsa piperin e shihni me sy, sipas preferencës.
Erida sugjeron t'i shoqëroni me kos grek ose salcë kosi.