Nëse deri më tani e kishit shmangur përdorimin e panxharit në kuzhinë nga frika se mund të bëni pis gjithçka, ose sepse mendoni se është i vështirë për t'u gatuar, pasi të lexoni recetën e mëposhtme do të ndryshoni mendje. Përveç se është e bukur për t'u parë, kjo sallatë e lehtë është gjithashtu e shijshme. Pse të rëndoni stomakun, kur mund të hani një pjatë të shëndetshme dhe që ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.
PËRBËRËSIT:
3 panxharë, 3 lugë kos të trashë, 1 lugëz kripë, 1/2 lugëz piper
1 hudhër e shtypur, 2 lugë vaj ulliri dhe gjethe mente.
PËRGATITJA:
Panxharët pasi i kemi pastruar dhe prerë në kubikë i ziejmë në avull për 5 min. I ftohim plotësisht dhe shtojmë kripën, piperin, hudhrën, vajin e ullirit, kosin dhe gjethet e mentes. I përziejmë dhe e vendosim në frigorifer.